الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Transmeton Muslimi (All-llahu e mëshiroftë), nga Ebu Hurejre (radijall-llahu anhu) i cili tregon se një burrë erdhi te Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – dhe i tha se mbrëmë e kishte pickuar akrepi.
Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – i tha:
أما لَوْ قُلْتَ حِين أمسيتَ أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق، لَمْ تَضُرَّك ))
((Sikur të kishe thënë në mbrëmje: “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMEETI MIN SHER-RI MAA KHALEK”, nuk do të dëmtonte))
[Muslimi. 2709]
Në një hadith te [Ibn Maxhe.3518] Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – tha:
((أمَا إنَّه لو قال حِينَ أمْسَى : أعوذُ بِكلِماتِ اللهِ التَّامَّاتِ من شَرِّ ما خلق ما ضّرَّهُ لَدْغُ عَقرَبٍ حتى يُصبِحَ))
((Sikur ai të kishte thënë në mbrëmje: “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK”, nuk do e dëmtonte pickimi i akrepit, deri në mëngjes))
E konsideron Sahih shejh Albani në [Sahih El xhaami Es-Sagir. 1324]
Në një hadith tjetër Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
((مَنْ قال حِينَ يُمسِي ثلاثَ مرَّاتٍ : أعوذُ بِكلماتِ اللهِ التّامّاتِ من شرِّ ما خَلقَ ، لمْ يَضُرَّهُ لَدْغةُ حَيَّةٍ في تِلكَ الليلَةِ))
((Kush thotë në mbrëmje tre herë: E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMEETI MIN SHER-RI MEE KHALEK”, nuk e dëmton pickimi i gjarpërit atë natë))
Shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë – e konsideron Sahih në [Sahih El Xhaami. 6427]
Ndërsa në një hadith tjetër, të cilin e transmeton [Termidhiu. 2751], Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
(( من قال حين يمسي ، ثلاث مرات: أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق، لم يَضُرَّهُ حُمَةٌ تلك الليلة ))
((Kush thotë në mbrëmje tre herë: “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MEE KHALEK”, nuk e dëmton asnjë helm atë natë))
— Disa dijetarë thonë: “Kuptimi është: nuk e dëmton asgjë helmuese.”
— Dmth: nuk e dëmton helmi i asnjë gjëje që ka helm.
Shejh Albani e konsideron të saktë në [Sahih Termidhi. 2851], në [Sahih El Xhaami. 6427], dhe në [Sahih Et-Tergib. 652] — [It’haaful Ekhil-laa. 57]
■ Thënia e duasë “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK” në mëngjes
Ka transmetime ku përmendet thënia e këtij dhikri në mëngjes. Thotë:
من قالَ حين يصبحُ أعوذُ بكلماتِ الله التاماتِ من شرِّ ما خلقَ ثلاثَ مراتٍ لم تضرهُ عقربٌ حتى يمسِي ، ومن قالها حينَ يمسي لم تضرُّه حتى يصبحَ))
((Kush thotë në mëngjes: “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK”, tre herë, nuk e dëmton akrepi deri në mbrëmje, dhe kush e thotë në mbrëmje nuk e dëmton deri në mëngjes))
[Ibn Haxheri në (Neteixh el Efkeer. 2/360) thotë: ka bazë si hadith], por nuk gjykon për të.
Fjala ‘ka bazë’ nuk do të thotë që hadithi është i saktë.
Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Taberani në [El Eusat. 523], thotë:
(( مَنْ قَالَ حِينَ يُصْبِحُ وَحِينَ يُمْسِي: أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، لَمْ يَضُرَّهُ شَيْءٌ))
((Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: “E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK”, nuk e dëmton gjë))
El Hejthemij – All-llahu e mëshiroftë – në [Mexhmea Ez-Zeueeid 10/123] e konsideron të dobët.
Marrë nga surahquran.com, Tema: صحة حديث من قال حين يصبح أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق
Ka disa dijetarë të cilët e aprovojnë thënien e kësaj lutje edhe në mëngjes.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë -:
ومن ذلك أن الإنسان يقول إذا أصبح وإذا أمسى: أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق، فهذا لجوء إلى الله سبحانه وتعالى واعتصام به من شر ما خلق، فإذا قلته ثلاث مرات في الصباح والمساء فإنه لا يضرك شيء، ولهذا اشتكى رجل إلى النبي عليه الصلاة والسلام ما وجده من لدغة عقرب فقال: ( أما إنك لو قلت أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق لم تضرك )
“Dhe prej tyre (dmth: prej dhikreve dhe lutjeve është duaja) që njeriu thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK…
Nëse e thua atë tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk të dëmton gjë..”
[Sherh Rijaadus-Saalihiin. Tema e dhikrit në mëngjes dhe në mbrëmje]
Nga kjo fjalë e shejhut kuptohet se shejhu e aprovon thënien e kësaj duaje edhe në mëngjes.
Edhe shejh Albani në [Silsiletul Hude uen-Nur. 746] përmend thënien e këtij dhikri (e kësaj duaje) në mëngjes, që jep të kuptohet se shejhu e konsideron prej duave që thuhet edhe në mëngjes.
الشيخ الألباني : طيب يا دكتور بالمناسبة هذه يجب على كل مسلم أولا تعبداً، وثانيا تطبباً أن يستعيذ بالله عز وجل من الكلمة المنقولة عن الرسول عليه السلام بالنقل الصحيح إما أن يقول: ( بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم ) وإما أن يقول: ( أعوذ بكلمات الله التامة من شر ما خلق فإنه لن يضره شيء في ذلك اليوم ) ……
، حتى و لو قلت ما ذكرت آنفا من إحدى التعويذتين…
أريد أن أقول هذا لازم أن يكون صباحا أو مساءً مش عند الحادثة !
Shejhu thotë se është detyrë për muslimanin t’i këkoje mbrojtje All-llahut -të Lartësuar- me ato fjalë të transmetuara nga i Dërguari – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -.
Ose të thotë:
“BISMIL-LAHIL LEDHII LA JEDUR-RU MEA ISMIHI SHEJ’UN FIL ERDI UE LAA FIS SEMAAI UE HUWES SEMIIUL ALIIM”
Ose te thotë:
“E’UUDHU BIKELIMEETIL-LAHIT – TEEMMAATI MIN SHER-RI MAA KHALEK” …
..dhe thotë shejhu: “Edhe nëse thua njërën nga ato lutjet mbrojtëse të cilat i përmenda më parë (dmth: edhe nëse i thua, nuk bën dobi pasi të ketë ndodhur ngjarja (e keqja). Kjo, sepse këto lutje janë për mbrojtje, thuhen para se të ndodhë e keqja, dhe jo kur të ndodhë)
— Thotë shejhu: …Jo (nuk thuhen në atë rast), por duhet që të thuhen në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe jo kur të ndodhe ngjarja.” -F.
Dmth: këto lutje mbrojtëse duhet të thuhen përpara, ashtu që të të mbrojnë nga e keqja, dhe jo kur të ndodhe e keqja.
[Silsiletul Hude uen-Nur. 746]
Nga kjo që thotë shejhu kuptohet se shejhu e konsideron këtë dua, prej atyre që thuhet edhe në mëngjes.
Nuk gjendet diku argument që tregon se shejh Albani e konsideron të saktë hadithin i cilin përmban shtesën ((Në mëngjes)).
Mendimi më afër të vërtetës është se ky dhikër thuhet vetëm në mbrëmje.
Kjo sepse, të gjitha transmetimet e sakta nuk e përmendin fjalën “Në mëngjes”.
Ndërsa transmetimi ku përmendet thënia e tij “në mëngjes”, nuk di që dikush nga dijetarët t’a ketë konsideruar të saktë. Madje ka dijetarë të cilët e konsiderojnë të dobët.
Prej tyre: El Hejthemi – All-llahu e mëshiroftë – siç e përmenda më lart.
Po ashtu Ibn Adij – All-llahu e mëshiroftë – e konsideron hadith Munker, siç e përmend këtë Sujjuti në [El xhaami 21/134].
(Munker: është lloj prej haditheve të dobëta)
Ndoshta kjo është arsyeja që në librat e njohur të dhikreve dhe duave, si:
— Në [Amelul Jeumi uel Lejleh] të Ibn Es-Sunnij
— Në [Amelul Jeumi uel Lejleh] të Nesaiut
— Në [Ed-Duaa] të Taberaniut
— Në [El Edhkeer] të Neueuijut
— Në [Kelimut Tajjib] të Ibn Tejmijes
Këta dijetarë nuk e përmendin këtë lutje në mëngjes.
Disa prej tyre përmendin transmetimin që tregon thënien e saj në mbrëmje.
Ndërsa disa të tjerë nuk e përmendin fare si lutje, as në mbrëmje dhe as në mëngjes.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم