Dhikri i mëngjesit

DHIKRI (1)

Pëlqehet leximi i tre sureve të fundit të Kur’anit:

  • Sures El Ikhlas
  • Sures El Felek
  • Sures En Nās

[Tre herë, në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Thotë sahabiu Abdull-llah bin Khubejb el Ensaarij -radijall-llahu anhu-:
“Dolëm në një natë me shi dhe errësirë të madhe për të kërkuar të Dërguarin e All-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- që të na printe në namaz. Kur e gjeta, ai tha: ((Thuaj!)). Unë nuk thashë asgjë. Pastaj tha përsëri: ((Thuaj!)). Unë nuk thashë asgjë. Pastaj tha për herë të tretë: ((Thuaj!)). Atëherë thashë: ‘Ç’farë të them?’ Ai tha: ((Thuaj: Kul hueall-llahu ehad (Suren el Ikhlas), dhe Muauuidheten (dmth: Suren El-Felek dhe suren En-Nas), në mbrëmje dhe në mëngjes, tre herë. Ato do të të mjaftojnë (si mbrojtje nga e keqja) e çdo gjëje.))

E transmeton Termidhi i cili thotë: Hadith Hasen Sahih. Po ashtu e transmeton Ebu Dawudi. Imam Neueuiju në [Edhkeer 207] e konsideron hadith Sahih. Po ashtu edhe Ibn Dekik el Iijd në [Iktiraah 128]

Ndërsa Ibn Haxheri në [Neteixh el Efkeer 2/345] e konsideron hadith Hasen. Po ashtu edhe shejh Albani në [Sahih Termidhi], dhe [Sahih Ebi Dawud 5082]

DHIKRI (2)

أصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ، رَبِّ أَسْأَلُكَ خَيْرَ مَا فِي هَذَا اليَوْمِ ، وَخَيْرَ مَا بَعْدَهُ ، وَأَعُوْذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذَا اليَوْمِ وشَرِّ مَا بَعْدَهُ، رَبِّ أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ وسُوءِ الكِبَرِ ، رَبِّ أَعُوْذُ بِكَ مِنْ عَذَابٍ فِي النَّارِ وَعَذَابٍ فِي الْقَبْرِ


ASBAHNAA UE ASBEHAL MULKU LIL-LAAH, UELHAMDU LIL-LAAH
LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU, UE HUE ALAA KUL-LI SHEJ’IN KADIIR.
RABBI ES’ELUKE ĤAJRA MAA FII HAADHEL JEU’MI UE ĤAJRA MAA BEA’DEH,
UE EUUDHU BIKE MIN SHER-RI MAA FII HAADHEL JEU’MI UE SHER-RI MAA BEA’DEH.
RABBI EUUDHU BIKE MINEL KESELI UE SUUIL KIBER.
RABBI EUUDHU BIKE MIN ADHEEBIN FIN- NAARI, UE ADHEEBIN FIL KABRI.

—————

Abdull-llah bin Mes’ud -radijall-llahu anhu-, tregon se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- e thonte këtë dua në mëngjes dhe në mbrëmje.
[Hadithi është Sahih. E transmeton Muslimi, Ebu Dawudi etj]

DHIKRI (3)

اللَّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنَا وَبِكَ أَمْسَينَا وَ بِكَ نَحيَا وَ بِكَ نََمُوتُ وَ إلَيكَ النُّشُورُ


ALL-LLAHUMME BIKE ASBAHNAA, UE BIKE EMSEJNAA, UE BIKE NEHJAA, UE BIKE NEMUUT, UE ILEJKEN-NUSHUUR.

—————

Ebu Hurejre -radijall-llahu anhu- tregon se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- e thonte këtë dua në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe ua mësonte shokëve të tij.

[Transmeton Buhariu në [El Edeb El Mufred 1199], dhe Ibn Mendeh në [Et-Teuhiid 133], Bejhakiu etj]

Hadithin e konsideron të saktë shejh Albani në [Sahih El Edeb El Mufred 915]. Po ashtu edhe në [Es-Sahihah 262]

DHIKRI (4)

أَصْبَحْنا عَلَى فِطْرَةِ الْإِسْلاَمِ، وَعَلَى كَلِمَةِ الْإِخْلاَصِ، وَعَلَى دِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ صلى الله عليه وسلم، وَعَلَى مِلَّةِ أَبِينَا إِبْرَاهِيمَ، حَنِيفاً مُسْلِماً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشرِكِينَ


ASBAHNAA ALAA FITRATIL ISLAM, UE ALAA KELIMETIL IĤLAAS, UE ALAA DIINI NEBIJJINAA MUHAMMED -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-, UE ALAA MIL-LETI EBIINAA IBRAHIME HANIIIFEN MUSLIMEN, UE MAA KEENE MINEL MUSHRIKIIN

—————

Abdur-rahman ibn Ebzee -radijall-llahu anhu- tregon se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- e thonte këtë dhikër në mëngjes, dhe ua mësonte shokëve të tij që t’a thonë këtë.

[E transmeton Ahmedi në (Musned 15364 -7-), Ed-Daarimijj 2688, Nesaiu në (Es-Sunen El Kubraa 9745), Ibn Es-Sunnij në [Amelul Jeumi uel-Lejleh] etj]

Hadithin e konsideron të saktë Neueuiju në [El Edhkeer 82].
Po ashtu El Iraakij në [المغني عن حمل الأسفار  في الأسفار في تخريج ما في الإحياء من الأخبار 389]
Sujuuti në [El Xheemi Es-Sagiir 6582] e konsideron hadith Hasen.
Shejh Albani në [Sahih El Xhaami 4674] dhe në [Es-Silsile Es-Sahiihah, 2989] e konsideron hadith Sahih.
[It’haful Ekhil-la, 23]

Në këtë hadith të saktë dhe në shumicën e rrugëve të tij, përmendet thënja e këtij dhikri vetëm në mëngjes.

DHIKRI (5)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَصْبَحْتُ أُثْني عَلَيْكَ حَمْدا، أشهد أن لا إله إلا الله

Dh-5


ALL-LLAHUMME INNII ASBAHTU UTHNII ALEJKE HAMDEN. ESHHEDU EL- LA ILAHE IL-LALL- LLAH
  [Tre herë]


E mbërrita mëngjesin (u gdhiva) duke të lavdëruar Ty me lavde. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë, përveç All-llahut.  [Tre herë]

—————

Transmeton Ebu Hurejre -radijall-llahu anhu- nga Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- se ka thënë:
((Kur dikush të gdhij, le të thotë:
((أصْبَحتُ أُثْني عَلَيْكَ حَمْدا، أشهد أن لا إله إلا الله. ثلاثا. و إذا أمسى مثل ذلك))
E mbërrita mëngjesin (u gdhiva) duke të lavdëruar Ty me lavde. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, tre herë. Po ashtu edhe kur të mbërrije mbrëmjen -të ngryset-))

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa, 6/147], dhe Ibn Sunijj në [Amelul Jeumi uel-lejleh, 571]

Shejh Mukbil El Ueedi’ij në [Es-Sahih El Musned, 1320] e konsideron Hadith Hasen.

DHIKRI (6)

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لا إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ


ALL-LLAHUMME ENTE RABBI, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE, KHALEKTENII UE ENEE ABDUK, UE ENEE ALAA AHDIKE UE UEA’DIKE MASTETA’T, EUUDHU BIKE MIN SHER-RI MAA SANEA’T, EBUU ULEKE BINIA’METIKE ALEJJE, UE EBUU UBIDHENBII, FEGFIRLII, FEINNEHU LA JEGFIRUDH DHUNUUBE IL-LAA ENTE


[Në mëngjes (ose gjatë ditës), dhe në mbrëmje (ose gjatë natës)]

—————

Transmeton Sheddaad bin Eus -radijall-llahu anhu- nga Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- se ka thënë:
((Zotëria i Istigfarit (dmth: më i madhi dhe me i miri) i istigfarit (kërkimit falje) është të thuash:
ALL-LLAHUMME ENTE RABBI, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE, KHALEKTENII UE ENEE ABDUK….
Kush e thotë atë ditën, duke qenë i bindur në të (dmth: duke besuar bindshëm në ato që përmban ai, në shpërblimin e tij, dhe e thotë me sinqeritet), dhe vdes para se të ngryset (para se t’a arrije mbrëmjen), ai është prej banorëve të xhennetit.
Dhe kush e thotë atë natën, duke qenë i bindur në të, dhe vdes para se të gdhij (para se t’a arrije mëngjesin) ai është prej banorëve të xhennetit))

Hadithi eshtë Sahih, e transmeton Buhariu në Sahihun e tij [6306, 6323] dhe shumë të tjerë prej autorëve të librave të hadithit.

Në transmetimin e Nesaiut etj, përmendet i kufizuar në kohën e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Thotë:
((Kush e thotë kur të gdhij -në mëngjes-..)), dhe ((Kush e thotë në mbrëmje..))

Nëse nuk e thotë dot në kohën e mëngjesit, le t’a thote gjatë ditës.

Nëse nuk e thotë dot gjatë kohës së mbrëmjes, le t’a thotë gjatë natës.

DHIKRI (7)

بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلاَ فِي السّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
(ثلاث مرات في الصباح و المساء)


BISMIL-LAHIL LEDHII LA JEDUR-RU MEA ISMIHI SHEJ’UN FIL ERDI, UE LAA FIS SEMAAI, UE HU-UES SEMIIUL ALIIM
[Tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

E transmeton këtë Ebu Dawudi (5090), Termidhi (3388), Ibn Maxheh (3869) etj, nga Ebeen i biri i Uthmanit -radijall-llahu anhu- i cili thotë:
E kam dëgjuar Uthmanin -radijall-llahu anhu- duke thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke thënë:
((Kush thotë: BISMIL-LAHIL LEDHII LA JEDUR-RU MEA ISMIHI SHEJ’UN FIL ERDI, UE LAA FIS SEMAAI, UE HU-UES SEMIIUL ALIIM, tre herë, nuk do t’a godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri sa të gdhije (deri në mëngjes). Dhe kush e thotë tre herë kur gdhin (në mëngjes), nuk do t’a godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri sa të ngryset.))

Thotë (transmetuesi): “Ebaan ibn Uthmanin e kishte goditur paraliza (në njërin krah). Njeriu që e dëgjoi këtë hadith prej tij filloi t’a shikonte me habi.
Ebaani i tha: Pse po më shikon kështu? Pasha All-llahun, unë nuk kam gënjyer ndaj Uthmanit dhe Uthmani nuk ka gënjyer ndaj Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-. Mirëpo, atë ditë kur më goditi ajo që më goditi, isha i zemëruar (dmth: atë ditë e ka zemëruar diçka, apo dikush. Dhe nga zemërimi thotë:) harrova t’a thoja këtë lutje.”

Thotë El Ajnij në [Umdeh 8/34]:
“Fjala e tij ((Nuk do t’a dëmtojë asgjë)) do të thotë: Nuk bashkohen te një rob shqiptimi i këtyre fjalëve në këto kohë të caktuara dhe dëmtimi i tij nga ndonjë gjë.”

Dmth: ai që e thotë këtë dhikër në kohët e përcaktuara – me lejen e All-llahut -Subhaneh- nuk do t’a dëmtojë asgjë.

DHIKRI (8)

اللَّهُمَّ عَالِمَ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَاطِرَ السَّماوَاتِ وَالأَرْضِ رَبَّ كُلِّ شَيْءٍ وَمَلِيكَهُ ، أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ أَعُوْذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَشِرْكِهِ

[وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوءاً أَوْ أَجُرَّهُ إِلَى مُسْلِمٍ]


ALL-LLAHUMME AALIMEL GAJBI UESH-SHEHAADEH, FEETIRAS SEMEEUEETI UEL ERD, RABBE KUL-LI SHEJ’IN UE MELIIKEH, ESHHEDU EL- LAA ILAAHE IL-LAA ENTE, EUUDHU BIKE MIN SHER-RI NEFSII, UE MIN SHER-RISH SHEJTAANI UE SHIRKIH, [UE EN EKTERIFE ALAA NEFSII SUUEN, EU EXHUR-RAHU ILEE MUSLIM]

—————

[Transmeton Ahmedi në (Musned 6851)
Buhariu në [El Edeb El Mufred, 1202]
Termidhiu në [Sunenin e tij 3526]
Ebu Dawudi në [Sunenin e tij ,5067] etj.

Nga Ebu Hurejre -Radijall-llahu anhu- i cili tregon se Ebu Bekri -Radijall-llahu anhu- i tha Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-: O i Dërguari i All-llahut! Më mëso ç’farë të them në mëngjes dhe në mbrëmje. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i tha: ((Thuaj: All-llahumme Aalimel gajbi uesh-shehaadeh ..))

Hadithin e konsideron të saktë:

— Termidhiu në [Sunenin e tij,5/467. dorar net]
— Neueuiju në [El Edhkeer, 132]
— Ibnul Kajjimi në [ Zeedul Meaad, 2/371 — [marrë nga It’haaful Ekhil-laa. 34], dhe shumë të tjerë.
— Po ashtu hadithin e konsideron të saktë edhe shejh Albani, dhe e përmend këtë në disa libra. Prej tyre: [Silsiletu es-Sahihah 2753] , [Sahih Termidhi 2798]..

DHIKRI (9)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ: فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي، وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَينِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي

ALL-LLAHUMME INII ES’ELUKEL AF’UE UEL AAFIJEH FID-DUNJA UEL EEKHIRAH.
ALL-LLAHUMME INII ES’ELUKEL AF’UE UEL AAFIJEH FII DIINII UE DUNJAAJE UE EHLI UE MAALII.
ALL-LLAHUMME USTUR AURAATI UE EEMIN RAUAATII.
ALL-LLAHUMME IHFEDHNII MIN BEJNI JEDEJJE UE MIN KHALFI, UE AN JEMIINII, UE AN SHIMAALII, UE MIN FEUKII.
UE EUUDHU BIADHAMETIKE EN UGTEELE MIN TAHTII

—————

Transmeton Ahmedi në [Musned, 4785]
Ibn Maxhe në [Sunenin e tij 3871]
[Ebu Dawudi 5074] etj.

Nga Ibn Umeri – radijall-llahu anhuma – i cili thotë:
I Dërguari i All-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nuk i linte këto lutje në mëngjes dhe në mbrëmje:
((ALL-LLAHUMME INII ES’ELUKEL AF’UE UEL AAFIJEH FID-DUNJA UEL EEKHIRAH.
ALL-LLAHUMME INII ES’ELUKEL AF’UE UEL AAFIJEH FII DIINII UE DUNJAAJE UE EHLI UE MAALII..))

Hadithin e konsideron të saktë:

— El Hakim, dhe e ka miratuar atë Dhehebiu (It’haaful Ekhil-laa bi Sahihi Edhkeeris Sabahi uel Mesee, 37)
— Neueuiju në [Edhkeer. 145]
— Po ashtu edhe Albani në [Sahih Ebi Dawud 5074. dorar net], në [Sahih ibn Maxheh, 3121), në (El kelimut Tajjib 27) — [marrë nga It’haaful Ekhil-laa bisahih Edhkeer Es-Sabahi uel Mesee. F. 37]

DHIKRI (10)

اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَدَنِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي سَمْعِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَصَرِي، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ    (ثلاثا)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكُفْرِ، وَالفَقْرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ    (ثلاثا)


ALL-LLAHUMME AAFINII FII BEDENI, ALL-LLAHUMME AAFINII FII SEM’II, ALL-LLAHUMME AAFINII FII BESARII, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE   [Tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

ALL-LLAHUMME INNI EUUDHU BIKE MINEL KUFRI UEL FEKRI. ALL-LLAHUMME INNI EUUDHU BIKE MIN ADHEEBIL KABRI, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE   [Tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Transmeton Ahmedi në [Musned 20430]
Ebu Dawudi në [Sunenin e tij .5090]
Nesaiu në [Es-Sunen El Kubra 9766]
[Et-Tajaalisij. 909]
Buhariu në [El Edeb El Mufred. 701]
[Ibn Ebi Shejbeh 29184]

Nga Abdur-rahman biri i Ebi Bekreh i cili i tha babait të tij Ebi Bekreh -radijall-llahu anhu-:
“O babai im! Të dëgjoj çdo mëngjes duke thënë: ALL-LLAHUMME AAFINII FII BEDENI, ALL-LLAHUMME AAFINII FII SEM’II, ALL-LLAHUMME AAFINII FII BESARII, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE. E përsërit atë tre herë në mëngjes dhe tre herë në mbrëmje.
Si dhe thua:
ALL-LLAHUMME INNI EUUDHU BIKE MINEL KUFRI UEL FEKRI. ALL-LLAHUMME INNI EUUDHU BIKE MIN ADHEEBIL KABRI, LAA ILAAHE IL-LAA ENTE.
E përsërit tre herë [në mëngjes dhe tre herë në mbrëmje].

I tha: o biri im! Unë kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- duke u lutur me këto (fjalë) dhe dua t’a pasoj atë (të them siç ka thënë ai).”

Këtë hadith e konsiderojnë hasen -të pranuar- disa dijetarë. Prej tyre:

  • Ebu Dawudi i cili pasi e ka përmendur këtë hadith, ka heshtur në lidhje me gjykimin e këtij hadithi. Kjo do të thotë se ky hadith te ai është i pranuar, sepse Ebu Dawudi në shkresën e tij dërguar dijetarëve të Mekkes, thotë: çdo hadith për të cilin kam heshtur, nuk kam gjykuar për të, është Hadith Saalih (hadith i mirë).
  • Ibn Haxheri në [Neteixh el Efkeer 2/389] dhe (El Futuhaat Er-Rabbaanijjeh 3/116) e konsideron hadith Hasen.
  • Albani në Sahih Ebu Dawud (2/968) thotë: “zinxhiri i tij ështe Hasen (i mirë).”
    Në (El Edeb El Mufred 542) e konsideron Hasen.
    Po ashtu edhe në [El Kelimut Tajjib 121] e konsideron Hasen. [It’haaful Ekhil-laa 42].
    Në [Temamut Minneh 232] thotë: “zinxhiri i tij është hasen, ose afër të qenurit hasen.”
    Ndërsa në [Daiif El Xhaami 1210] e konsideron të dobët.

    Ndoshta më e përafërta është se ky hadith në gjykimin e shejh Albanit është hasen, duke u bazuar në atë se në të gjitha librat e ka konsideruar hasen, përveç në (Daiif El Xhami) ku e konsideron të dobët.

Disa dijetarë e konsiderojnë këtë hadith të dobët.

Më afër të vërtetës është mendimi i atyre që e konsiderojnë hadith të mirë – të pranuar, i cili veprohet me të.

DHIKRI (11)

يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغيثُ أَصْلِحْ لِي شَأْنِيَ كُلَّهُ وَلاَ تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ


JA HAJJU JA KAJJUUM! BIRAHMETIKE ESTEGIITH, ESLIH LII SHE’NII KUL-LEH, UE LAA TEKILNII ILEE NEFSII TARFETE AJN

—————

Transmetohet nga Enesi -radijall-llahu anhu-, i cili tregon se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- i tha Fatimes -radijall-llahu anha-:
((Ç’farë të pengon të dëgjosh (të mësosh dhe të veprosh) atë ç’farë po të porosis? Të thuash në mëngjes dhe në mbrëmje: “JA HAJJU JA KAJJUUM! BIRAHMETIKE ESTEGIITH…))

E transmeton këtë hadith Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa 10330], dhe në [Amelul Jeumi uel Lejleh 570]
Po ashtu e transmeton El Hakim në [El Mustedrek. 2000]
Dhe Bejhakiu në [Shuab el Iman 746], dhe në [El Esmaa ues-Sifaat. 211]
Dhe Ibn Es-Sunni në [Amelul Jeumi ue Lejleh. 48]
Si dhe [El Bezzar. 6368]

Hadithin e konsideron të saktë:

  • El Hakim
  • El Mundhirij në [Et-Tergib uet Terhib. 984] etj.


Ndërsa Ibn Haxheri e konsideron hadith Hasen.
Po ashtu edhe shejh Albani e konsideron hadith Hasen, në [Es-silsilet Es-Sahiihah 227], në [Sahih et-Tergib. 661] si dhe në [Sahih el Xhaami es-Sagiir. 5820]

DHIKRI (12)

حَسْبِيَ اللَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ، وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ   (سَبعَ مراتٍ)


HASBIJELL-LLAHU, LAA ILAAHE IL-LAA HUU, ALEJHI TEUEKKELT, UE HUUE RABBUL ARSHIL ADHIIM   [7 herë]

—————

Transmeton Ebu Dawudi nga Ebu Derda -radijall-llahu anhu- i cili thotë:
“Kush thotë çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje: HASBIJELL-LLAHU LAA ILAAHE IL-LAA HUU, ALEJHI TEUEKKELT, UE HUUE RABBUL ARSHIL ADHIIM, shtatë herë, All-llahu i mjafton atij për çdo gjë që e brengos dhe e shqetëson (prej çeshtjeve të dunjasë dhe ahiretit).”

Thotë shejh Abbaad në [Shpjegimin e Sunenit të Ebu Dawudit]:
“Albani e ka konsideruar të dobët hadithin në transmetimin ‘Merfuu’ – dmth: si fjalë e transmetuar nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ndërsa sa i përket transmetimit “MEUKUUF” – si fjalë e sahabiut, ai është me zinxhir të saktë transmetimi dhe nuk ka asnjë problem, përveç asaj që lidhet me këtë shtesën…
Dhe si përfundim: transmetimi “MEUKUUF” (dmth: si fjalë e Ebu Derdas) është i saktë, dhe ka gjykimin e hadithit “MERFUU”, – dmth: merr gjykimin sikur t’a ketë thënë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.”
[Sherh Sunen Ebi Dawud. Shejh Abdul Muhsin El Abbad]

DHIKRI (13)

رَضِيتُ باللهِ رَبًّا، و بِالإسلامِ دِينًا، و بِمحمدٍ نبيًّا

RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – NEBIJJE 

[Vetëm në mëngjes – 1 Herë]

—————

Transmetohet nga El Mundhir – radijall-llahu anhu – i cili tregon se e ka dëgjuar Profetin – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – të thotë:
– من قال إذا أصبحَ : ” رَضِيتُ باللهِ رَبًّا، و بِالإسلامِ دِينًا و بِمحمدٍ نبيًّا “، فَأنا الزَّعِيمُ، لآخُذَنَّ بيدِهِ حتى أُدْخِلَهُ الجنةَ”
((Kush thotë në mëngjes ‘RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem NEBIJJE’, unë garantoj që do e marr për dore derisa ta fusë atë në xhennet))
[E transmeton Taberani në El Mua’xhem El Kebiir.17225]

Transmetohet në [Sunenin e Ebu Dawudit. 1529], në [Musannef 6/36 të Ibn Ebi Shejbeh] etj, se Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
(( من قال: رضيت بالله ربا و بالإسلام دينا و بمحمد رسولا وجبت له الجنة ))
((Kush thotë: RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BIMUHAMMEDIN RASUULE, i bëhet i merituar atij Xhenneti))


Të gjitha transmetimet të cilat e kufizojnë këtë dhikër me kohë dhe numër të caktuar janë të dobëta.

DHIKRI (14)

لا إِلَهَ إلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَليَ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

LAA ILAHE IL-LALL-LLAH, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, LEHUL MULKU, UE LEHUL HAMDU, UE HUUE ALAA KUL-LI SHEJ’IN KADIIR

[1 herë në mëngjes, dhe 1 herë në mbrëmje] ose

[10 herë në mëngjes, dhe 10 herë në mbrëmje] ose

[100 herë në mëngjes, dhe 100 herë në mbrëmje]

—————

Argumenti për 1 herë në mëngjes dhe mbrëmje

Përcjell Ebu Ajjash Ez-Zurakijj – radijall-llahu anhu – nga Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – se ka thënë:
مَن قال إذا أصبحَ : لا إلهَ إلا اللهُ وحدَه ، لا شريكَ له ، له الملكُ ، وله الحمدُ ، وهو على كلِّ شيءٍ قديرٍ ؛ كان له عدلُ رقبةٍ مِن ولدِ إسماعيلَ ، وكتب له عشرَ حسناتٍ ، وحطَّ عنه عشرَ سيئاتٍ ، ورفع له عشرَ درجاتٍ ، وكان في حِرْزٍ مِن الشيطانِ حتى يُمسي . وإن قالها إذا أمسى كان له مثلُ ذلك حينَ يُصبحُ
((Kush thotë në mëngjes: ‘LAA ILAHE IL-LALL-LLAH UEHDEHU LAA SHERIIKE, LEHUL MULKU UE LEHUL HAMD, UE HUUE ALAA KUL-LI SHEJ’IN KADIIR’, është sikur (ka shpërblim sikur) të ketë liruar një skllav nga pasardhësit e Ismailit, i shkruhen dhjetë sevape, i fshihen dhjetë gjynahe, i ngrihen dhjetë grada, dhe do të ketë për të mbrojtje nga shejtani deri në mbrëmje.
Dhe nëse e thotë këtë në mbrëmje, do të ketë të njejtin shpërblim dhe të njejtat mirësi derisa të gdhijë -deri në mëngjes-))


Argumenti për 10 herë në mëngjes dhe mbrëmje

Transmeton Ahmedi (23568), Taberani në [El Mua’xhem El Kebiir (3883), dhe në Ed-Duaa (337)], nga Ebu Ejjub el-Ensari – radijall-llahu anhu – i cili tregon se Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
من قال حين يصبح : لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد يحيي ويميت وهو على كل شيء قدير،  عشر مرات،  كتب له بكل واحدة قالها عشر حسنات، و حَطَّ الله عنه بها عشر سيئات،  و رفعه بها عشر درجات،  و كُنَّ له كعشر رقاب ، و كُنَّ له مَسْلَحَةً من أول النهار الى آخره، و لم يعمل يومئذ عَمَلا يَقْهَرُهن، فإن قال حين يمسي فمثل ذلك))
((Kush thotë kur të gdhijë në mëngjes: “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, LEHUL MULKU, UE LEHUL HAMDU, JUHJII UE JUMIIT, UE HUUE ALAA KUL-LI SHEJ’IN KADIIR”, dhjetë herë, i shkruhet për çdo njërën prej tyre që e thotë dhjetë sevape, i fshin All-llahu atij dhjetë gjynahe, ia ngren dhjetë grada, dhe ato janë për të (ka shpërblim) sikur të ketë liruar dhjetë skllevër. Si dhe ato janë për të mbrojtëse nga shejtani prej fillimit të ditës e deri në fundin e saj, dhe nuk ka vepruar atë ditë punë më të vlefshme se ato (se thënia e tyre). E nëse e thotë në mbrëmje do të ketë të njejtën gjë))


Argumenti për 100 herë në mëngjes dhe mbrëmje

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa], Taberanij në [Ed-Duaa] se Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
(( من قال : ” لا إله إلا الله وحده لا شريك له له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير” مِائة مرة إذا أصبح و مائة مرة إذا أمْسى ، لم يأت أحد بأفضل منه إلا من قال أفضل من ذلك ))
((Kush thotë: “LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU, UE HUUE ALAA KUL-LI SHEJ’IN KADIIR”, njëqind herë në mëngjes dhe njëqind herë në mbrëmje, nuk ka ardhur askush me një vepër më të mirë se kjo, përveç atij që ka thënë diçka më të mirë se kjo))

DHIKRI (15)

“سبحان الله و بحمده”   أو  “سبحان الله العظيم و بحمده”

“SUBHAANALL-LLAHI UE BIHAMDIH”  Ose  “SUBHANALL-LLAHIL ADHIIM UE BIHAMDIH”

[100 herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((مَنْ قال حِينَ يُصبِحُ و حِينَ يُمسِي : سُبحانَ اللهِ و بِحمدِهِ ، مِائةَ مَرَّةٍ ، لمْ يأتِ أحدٌ يومَ القِيامةِ بأفْضلَ مِمَّا جاء به ، إلَّا أحَدٌ قال مِثلَ ذلِكَ ، أو زادَ عليْهِ))
((Kush thotë kur të gdhijë (në mëngjes) dhe kur të ngryset (në mbrëmje):
“SUBHANALL-LLAHI UE BIHAMDIH”, njëqind herë, nuk do vije ndokush në Ditën e Kijametit me punë më të mirë se ai, përveç atij që thotë po aq, apo më shumë))
[Transmeton Muslimi 2692. Termidhiu 3469, etj]

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((مَنْ قَالَ حِينَ يُصْبِحُ وَحِينَ يُمْسِي : سُبْحَانَ اللَّهِ الْعَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ مِائَةَ مَرَّةٍ ، لَمْ يَأْتِ أَحَدٌ يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِأَفْضَلَ مِمَّا جَاءَ بِهِ إِلَّا أَحَدٌ قَالَ مِثْلَ مَا قَالَ أَوْ زَادَ عَلَيْهِ))
((Kush thotë kur të gdhijë (në mëngjes) dhe kur të ngryset (në mbrëmje):
“SUBHANALL-LLAHIL ADHIIM UE BIHAMDIH”, njëqind herë, nuk do vije ndokush në Ditën e Kijametit me punë më të mirë se ai, përveç atij që thotë po aq, apo më shumë))
Shejh Albani -All-llahu e mëshiroftë- e konsideron të saktë, në [Sahih Ebi Dawud 5091]

——

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((من قال حين يصبح: سبحان الله و بحمده مئة مرة و إذا أمسى مئة مرة ،  غفرت ذنوبه و إن كانت أكثر من زبد البحر))
((Kush thotë në mëngjes: “SUBHANALL-LLAHI UE BIHAMDIH” njëqind herë, dhe në mbrëmje njëqind herë, i falen gjynahet, edhe nëse janë më të shumta se shkuma e detit))
[Transmeton Ibn Hibban (859), dhe El Hakim në El Musdetrek (1906)]

Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -:
((من قال: سبحان الله وبحمده في يوم مائة مرة؛ حُطَّتْ عنه خطاياه، وإن كانت مثل زبد البحر))
((Kush thotë: “SUBHANALL-LLAHI UE BIHAMDIH” 100 herë në ditë, i shlyhen mëkatet, edhe nëse janë sa shkuma e detit))
[Buhariu (6405), dhe Muslimi (2691)]

DHIKRI (16)

سبحان الله

SUBHAANALL-LLAH

[100 herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
من قَالَ: سُبْحَانَ الله مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس، وَقبل غُرُوبهَا: كَانَ أفضل من مائَة بَدَنَة، وَمن قَالَ : الْحَمد لله مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس وَقبل غُرُوبهَ: كَانَ أفضل من مائَة فرس يُحمَل عَلَيْهَا، وَمن قَالَ : الله أكبر، مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس وَقبل غُرُوبهَا: كَانَ أفضل من عِتْقِ مائَةِ رَقَبَة، وَمن قَالَ : لَا إِلَه إِلَّا الله وَحده لَا شريك لَهُ، لَهُ الْملك وَله الْحَمد وَهُوَ على كل شَيْء قدير، مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس وَقبل غُرُوبهَا: لم يَجِيء يَوْم الْقِيَامَة أحد بِعَمَل أفضل من عمله إلا من قَالَ قَوْله أَو زَاد.)).
((Kush thotë: “SUBHANALL-LLAH”, njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, është më e vlefshme (se dhënia sadaka) njëqind deve …))

–Dmth: shpërblimi është më i madh se sa shpërblimi i dhënies 100 deve sadaka.

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa (10588), dhe në Amelul Jeumi uel Lejleh (821)]

Shejh Albani e konsideron Hasen në [Sahih Et-Tergib. 658]

Që të arrihet ky shpërblim duhet t’a thotë 100 herë në mëngjes para lindjes së diellit dhe 100 në mbrëmje para perëndimit të diellit.

DHIKRI (17)

الحمد لله

ELHAMDULIL-LAH

[100 herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((وَمن قَالَ : الْحَمد لله مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس وَقبل غُرُوبهَ: كَانَ أفضل من مائَة فرس يُحمَل عَلَيْهَا،))
((Kush thotë: “ELHAMDULIL-LAH”, njëqind herë para lindjes së diellit dhe (njëqind herë) para perëndimit të tij, është më e vlefshme (dmth: ka shpërblim më të madh sesa dhënia sadaka) e njëqind kuajve të pajisur për t’u hipur -dmth: për ti përdorur në rrugën e All-llahut kundër armikut-))

Ky hadith është pjesë e hadithit të mësipërm.

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa (10588) dhe nëAmelul Jeumi uel Lejleh (821)]

Shejh Albani e konsideron Hasen në [Sahih Et-Tergib. 658]

Që të arrihet ky shpërblim duhet t’a thotë 100 herë në mëngjes para lindjes së diellit dhe 100 në mbrëmje para perëndimit të diellit.

DHIKRI (18)

الله أكبر

All-llahu Ekber   

[100 herë në mëngjes dhe në mbrëmje]

—————

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((وَمن قَالَ : الله أكبر، مائَة مرّة قبل طُلُوع الشَّمْس وَقبل غُرُوبهَا: كَانَ أفضل من عِتْقِ مائَةِ رَقَبَة….))
((Kush thotë: “ALL-LLAHU EKBER ” njëqind herë para lindjes së diellit dhe (njëqind herë) para perëndimit të diellit, është më e mirë (më e vlefshme) sesa lirimi i njëqind skllevërve))

— Dmth: shpërblimi është më i madh se sa shpërblimi i lirimit të njëqind skllevërve.

Edhe ky hadith është pjesë e hadithit të mësipërm.

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa (10588) dhe në Amelul Jeumi uel Lejleh (821)]

Shejh Albani e konsideron Hasen në [Sahih Et-Tergib. 658]

Që të arrihet ky shpërblim duhet t’a thotë 100 herë në mëngjes para lindjes së diellit dhe 100 në mbrëmje para perëndimit të diellit.

DHIKRI (19)

[أستغفر الله  [مئة مرة

[أو  اللهم اغفر لي  [مئة مرة

ESTEGFIRULL-LLAH   [100 herë]

Ose  ALL-LLAHUMMEGFIRLII   [100 herë]

—————

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((ما أصبحتُ غداةً قط إلا استغفرتُ اللهَ فيها مائةَ مرةٍ))
((Sa herë që gdhij në mëngjes i kërkoj falje All-llahut njëqind herë))

Transmeton Nesaiu në [Es-Sunen El Kubraa (10275)], Ibn Ebi Shejbeh në [Musannef (36223)] e të tjerë.
Shejh Albani e konsideron të saktë në [Es-Silsile Es-Sahiihah (1600)]


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: