Koha e dhikreve të mbrëmjes

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me kohën e mbrëmjes.


— Prej dijetarëve ka që thonë:

“Koha e mbrëmjes është nga zeuaali e deri në mesin e natës.”
Ky është mendimi i Hanefive dhe shumë prej Hanbelive.


— Prej dijetarëve ka që thonë:

“Koha e mbrëmjes është nga pas zeuaalit dhe deri në perëndimin e diellit.”
Ky është mendimi i shafive.


— Prej tyre ka që thonë:

“Koha e mbrëmjes është prej kur fillon të zverdhet dielli e deri natën para se të flejë.”
Ky është mendimi i Malikive.


— Prej tyre ka që thonë:

“Koha e dhikreve të mbrëmjes është kur perëndon dielli.”
Ky është mendimi i Ibn Haxher El Hejtemij, Ibnul Xheuzi, San’aanit, dhe disa të tjerëve.
Disa të cilët e kanë këtë mendim thonë se koha e mëngjesit vazhdon deri në perëndim, dhe koha e mbrëmjes vazhdon deri në agim.


— Dhe prej tyre ka që thonë:

“Koha e dhikreve të mbrëmjes është nga ikindia e deri në perëndimin e diellit.”
Ky është mendimi i Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit, dhe disa të tjerëve.


■ MENDIMI MË I SAKTË NË LIDHJE ME FILLIMIN E KOHËS SË DHIKREVE TË MBRËMJES DHE MBARIMIT TË SAJ


Mendimi më i përafërt, është mendimi i atyre që thonë se fillimi i kohës së dhikreve të mbrëmjes është pas ikindie.


Malikitë thonë se fillimi i kohës së dhikreve të mbrëmjes është pas ikindie.


Ibnul Kajjimi – All-llahu e mëshiroftë – thotë:
“وأن محل ذلك ما بين الصبح وطلوع الشمس، وما بين العصر والغروب”.
“Koha e këtyre dhikreve është ndërmjet sabahut dhe lindjes së diellit, dhe ndërmjet ikindisë dhe perëndimit të diellit.”
[Ueebil Essajjib 200]


I këtij mendimi është edhe Ibn Tejmije -All-llahu e mëshiroftë-.


Thotë shejh Albani:
بعد العصر يبدأ وقت المساء
“Koha e mbrëmjes fillon pas ikindisë.”
Dmth: koha e dhikreve të mbrëmjes fillon pas ikindisë.


Thotë shejh Ibn Uthejmini -All-llahu e mëshiroftë-:
الحمد لله، المساء واسع من بعد صلاة العصر إلى صلاة العشاء كلها يُسمَّى: (مساء)، وسواء قال الذِّكْر في الأول، أو في الآخر، إلا ما ورد تخصيصه بالليل، مثل: آية الكرسي من قرأها في ليله، فالذي يكون مقيَّداً بالليل يقال بالليل، والذي يكون مقيَّداً بالنهار يقال بالنهار، وأمَّا قضاؤها إذا نسيت فأرجو أن يكون مأجورا عليه
فتاوى الشيخ ابن عثيمين لمجلة الدعوة العدد (174) (7 /2 /1421هـ) ص (36)،
“Elhamdulil-lah. Koha e mbrëmjes është e gjerë, prej pas namazit të ikindisë e deri në namazin e jacisë. E gjithë kjo kohë quhet mbrëmje.”
[فتاوى الشيخ ابن عثيمين لمجلة الدعوة العدد (174) (7 /2 /1421هـ) ص (36)،]


Thotë Bin Bazi -All-llahu e mëshiroftë-:
“أذكار المساء يستحب أداؤها بعد العصر، أو بعد المغرب الأمر واسع من حين تزول الشمس، دخل وقت أذكار المساء “
“Dhikret e mbrëmjes pëlqehet që të thuhen pas ikindisë, ose pas akshamit. Çështja është e gjerë.” 
[binbaz org]

Shejh Bin Bazi gjithashtu ka mendimin se koha e tyre hyn që pas zeuaalit, ama më e mira në mendimin e tij është që të thuhen pas ikindisë.


Thotë Ibn Uthejmini:
“فأفضل ما تكون الأذكار في الصباح: ما بين صلاة الفجر وطلوع الشمس وفي المساء: ما بين صلاة العصر وغروب الشمس “.
“Koha më e mirë e dhikreve në mëngjes është ndërmjet namazit të sabahut dhe lindjes së diellit. Ndërsa në mbrëmje, ndërmjet namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit.” -F.
[Nurun aled Derb. a143. Audio. alathar net]


Sa i përket mbarimit (fundit) të kohës së dhikreve të mbrëmjes

Ka dy kohë:

  • Koha e pëlqyer, që është perëndimi i diellit.
    Dmth: perëndimi i diellit është fundi i kohës së pëlqyer.

  • Koha e lejuar, e cila vazhdon (shtrihet) deri pas perëndimit të diellit.
    Dmth: lejohet të thuhen dhikret edhe pas perëndimit të diellit.
    Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.


Ndërsa sa i përket asaj se kur saktësisht mbaron koha e dhikreve të mbrëmjes, nuk dihet se cili mendim prej mendimeve të dijetarëve në lidhje me këtë është më i sakti.

U pyet shejh Albani se deri sa vazhdon (shtrihet) koha e dhikreve të mbrëmjes?
U përgjigj duke thënë:
“Nuk e di. All-llahu e di më së miri.”


–Lejohet të thuhen dhikret e mbrëmjes edhe para namazit të ikindisë, nëse ka hyrë koha e ikindisë.

–Lejohet të thuhen të ndara: një pjesë tani, një pjesë më vonë.

–Lejohet të thuhen një pjesë para perëndimit dhe një pjesë pas perëndimit.


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: