الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me kohën e mëngjesit.
— Prej dijetarëve ka që thonë:
“Koha mëngjesit është nga mesi i natës e deri në zeuaal (deri pa hyrë dreka).”
Ky është mendimi i Hanefive dhe shumë prej Hanbelive.
— Prej dijetarëve ka që thonë:
“Koha e mëngjesit është nga lindja e agimit deri në zeuaal (deri pa hyrë dreka).”
Ky është mendimi i Shafive.
— Prej tyre ka që thonë:
“Koha e sabahut (mëngjesit) është nga lindja e agimit e deri në lindjen e diellit.”
Ky është mendimi i Malikive.
— Prej tyre ka që thonë:
“Koha e dhikreve të mëngjesit fillon prej kur lind dielli.”
Ky është mendimi i Ibn Haxher El Hejtemij, Ibnul Xheuzit, San’aanit, dhe disa të tjerëve.
Disa të cilët e kanë këtë mendim thonë se koha e mëngjesit vazhdon deri në perëndim, dhe koha e mbrëmjes vazhdon deri në agim.
— Dhe prej tyre ka që thonë:
“Koha e dhikreve të mëngjesit është nga lindja e agimit e deri në lindjen e diellit.”
Ky është mendimi i Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit, dhe disa të tjerëve.
■ MENDIMI MË I SAKTË NË LIDHJE ME FILLIMIN E KOHËS SË DHIKREVE TË MËNGJESIT, DHE MBARIMIT TË SAJ
Mendimi më i saktë në lidhje me fillimin e kohës së sabahut (mëngjesit) është mendimi i atyre që thonë se koha e dhikreve të mëngjesit fillon kur lind agimi.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Prej argumenteve që e vërteton këtë është fjala e Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-:
(( إِنَّ بِلَالًا يُؤَذِّنُ بِلَيْلٍ، فَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يُنَادِي ابْنُ أُمِّ مَكْتُومٍ)) قال: وكان رجلًا أعمى، لا يُنادِي حتى يُقال له: أصبَحْتَ أصبحْتَ “
((Bilali e thërret ezanin natën (dmth: kur akoma është natë). Hani dhe pini derisa të thërrase ezanin Ibn Ummi Mektuum))
Thotë (transmetuesi): “Ai ishte i verbër dhe nuk e thërriste ezanin derisa t’i thonin: ka hyrë sabahu, ka hyrë sabahu.”
[Buhariu]
Ky hadith tregon qartë se hyrja e sabahut (mëngjesit) është me lindjen e agimit.
Ibnul Kajjimi – All-llahu e mëshiroftë – ka thënë:
“وأن محل ذلك ما بين الصبح وطلوع الشمس”
“Koha e këtyre dhikreve është ndërmjet agimit (ose namazit të sabahut) dhe lindjes së diellit.”
Shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë – ka thënë:
أذكار المساء بعد العصر
و أذكار الصباح بعد الفجر
“Koha e dhikreve të mbrëmjes është pas ikindisë, ndërsa e dhikreve të mëngjesit është pas agimit.”
(Ndoshta shejhu ka për qëllim pas namazit të sabahut
[Silsiletul Hude uen-Nur.192. al-albany com]
Ndërsa sa i përket fundit të kohës së mëngjesit, nuk ka argument të qartë në lidhje me të.
Më e përafërta është se ka dy kohë:
– Koha e pëlqyer
– Koha e lejuar
— Koha e pëlqyer është me lindjen e diellit.
Dmth: fundi i kohës së pëlqyer të dhikreve të mëngjesit është lindja e diellit.
— Koha e lejuar vazhdon edhe pas lindjes së diellit.
Dmth: lejohet t’i thotë këto dhikre edhe pas lindjes së diellit, sidomos kur ka arsye.
Ibnul Kajjimi – All-llahu e mëshiroftë – ka thënë:
قال ابن القيم رحمه الله: قال تعالى: وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ سورة قّ/39، وهذا تفسير ما جاء في الأحاديث: من قال كذا وكذا حين يصبح، وحين يمسي، أن المراد به: قبل طلوع الشمس، وقبل غروبها وأن محل ذلك ما بين الصبح وطلوع الشمس، وما بين العصر والغروب، وقال تعالى: وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِالْعَشِيِّ وَالأِبْكَارِ غافر/55، والإبكار أول النهار، والعشي آخره. وأن محل هذه الأذكار بعد الصبح، وبعد العصر. [ا. هـ ملخصا من الوابل الصيب (200) ]
“Koha e këtyre dhikreve është ndërmjet sabahut dhe lindjes së diellit, dhe ndërmjet ikindisë dhe perëndimit të diellit.”
[Ueebil Essajjib 200]
Thonë Malikitë:
“Koha e dhikreve të sabahut fillon me lindjen e agimit, por më e mira është pas namazit të sabahut e deri në lindjen e diellit.”
Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë – ka thënë:
“و يدخل الصباح من طلوع الفجر و ينتهي بارتفاع الشمس ضحى”
[شرح كتاب رياض الصالحين]
“Koha e mëngjesit (sabahut) hyn me lindjen e agimit dhe mbaron kur të ngrihet dielli në kohën e Duhasë (dmth: në fillim të kohës së Duhasë).”
[Sherh Riaadus-Saalihiin]
Thotë në një vend tjetër:
“فأفضل ما تكون الأذكار في الصباح: ما بين صلاة الفجر وطلوع الشمس وفي المساء: ما بين صلاة العصر وغروب الشمس ولكن الوقت يمتد إلى أكثر من ذلك فوقت الصباح قد يمتد إلى إشراق الشمس وكذلك وقت المساء قد يمتد إلى طائفة من أول الليل”
“Koha më e mirë e dhikreve është ndërmjet namazit të sabahut dhe lindjes së diellit; ndërsa në mbrëmje, ndërmjet namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit.
Por, koha e tyre shtrihet edhe më tej: koha e mëngjesit mund të vazhdojë (shtrihet) deri në lindjen e diellit (kur ngrihet një shtizë, dmth: kur hyn koha e Duhasë), ndërsa koha e mbrëmjes mund të vazhdojë deri në një pjesë të fillimit të natës.”
[Nurun aled Derb a143. Audio. alathar net]
U pyet shejh Albani:
A thuhen dhikret e mëngjesit qoftë edhe pas lindjes së diellit?
Shejhu u përgjigj:
“و لو بعد طلوع الشمس “
“Thuhen, qoftë edhe pas lindjes së diellit.”
[Fetawa abral hatif ues sejjara 226]
Thotë Bin Bazi:
“و أذكار الصباح تكون في أول النهار قبل الصبح أو بعد صلاة الصبح أو بعد طلوع الشمس، كله واسع”.
“Koha e dhikreve të mëngjesit është në fillimin e ditës, para (namazit) të sabahut, ose pas namazit të sabahut, ose pas lindjes së diellit. Ka hapësirë në të gjitha këto kohë.”
[binbaz.org]
— Lejohet të thuhen para namazit të sabahut, pasi ka lindur agimi. Po ashtu lejohet edhe pas namazit të sabahut.
— Shumë prej dijetarëve, prej tyre Malikitë thonë se më e mirë dhe më e pëlqyer eshtë të thuhen pas namazit të sabahut.
— Lejohet të thuhen të ndara: një pjesë para namazit dhe një pjesë pas namazit.
— Po ashtu lejohet të thuhen një pjesë tani dhe një pjesë më vonë. E rëndësishme është që të thuhen brenda kohës së pëlqyer, ose të lejuar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم