A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ibn Kudame thotë:
“Marrëdhënia intime e prish agjërimin, me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.”
[Mugnii 4/372]


-Ndërsa, nëse nuk bëjnë marrëdhënie, por ledhatohen me njëri-tjetrin me epsh dhe i del lëngu nga i cili krijohet fëmija, ka mospajtim.

Pjesa më e madhe e dijetarëve thonë se personi i tillë e ka prishur agjërimin.

Imam Neueuiu ka përcjellë nga disa dijetarë se ka unanimitet.  
Ibn Kudameh thotë: nuk di mospajtim.

Në realitet nuk ka unanimitet, ka mospajtim.  

Ka prej dijetarëve të cilët thonë nuk prishet agjërimi.
Shejh Albani thotë se nuk prishet agjërimi.

Ky është mendimi i disa dijetarëve të Selefit, prej tyre Aisheh e cila thotë:
لا يفطر إلا الجماع
(Nuk e prish agjërimin përpos marrëdhënia intime)

Këta bazohen në atë se nuk ka argument specifik që tregon se në rastin konkret është prishur agjërimi.

Rregulli thotë: personi konsiderohet agjërueshëm per sa kohë nuk ka argument që tregon se agjërimi i tij është prishur.


-Ai i cili bën marrëdhënie me gruan, nëse nuk e di gjykimin nuk ka gjynah, dhe nuk ka kompensim (shlyerje) për të.

Nëse e bën i imponuar me kërcënim jete, nuk ka gjynah dhe agjërimi është i saktë.

Ibn Uthejmini thotë:
والصحيح أن الرجل إذا كان معذورا بجهل، أو نسيان، أو إكراه، فإنه لا قضاء عليه ولا كفارة، وأن المرأة كذلك إذا كانت معذورة بجهل أو نسيان أو إكراه، فليس عليها قضاء ولا كفارة.
“Dhe mendimi i saktë është se nëse burri është i justifikuar për shkak të padijes (rreth gjykimit), harresës ose detyrimit (me dhunë), atëherë nuk ka mbi të as plotësim të asaj dite (zëvendësim) dhe as shlyerje. Po ashtu edhe gruaja, nëse është e arsyetuar për shkak të padijes, harresës ose detyrimit, atëherë nuk obligohet me zëvendësimin e asaj dite dhe as me kefaret (shlyerje).”
[Esh- Sherh El Mumti]


-Nëse gruaja imponohet nga burri, ndërkohë ajo refuzon, nuk ka gjynah për të.

Ndersa, a i është prishur agjërimi apo jo? Ka mospajtim

Shumica thonë po. Ky është mendimi i Bin Bazi, Ibn Uthejmini etj.

Ndërsa sa i përket kompensimit (shpagimit), shumica e dijetarëve thonë se nuk obligohet me kompensim/shlyrje, ndërsa atë ditë e ka obligim t’a zëvendësoje.

 

-Nëse gruaja i bindet burrit dhe nuk e refuzon, e ka prishur agjërimin e saj.

Ndërsa sa i përket shpagimit ka mospajtim.

Shumica e dijetarëve thonë obligohet me shpagim. Ky është mendimi i Bin Bazit, Ibn Uthejminit etj.


-Nëse e përsërit marrëdhënien në një ditë disa herë, obligohet vetëm me një kefaret (kompensim ose shlyerje).
[Albani etj]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: