A e prish agjërimin marrja e serumit dhe gjilpërave ushqyese (dhe të ngjashme me to)?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Shejkh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
الصواب أن الإبر المغذية تفطر الصائم إذا تعمد استعمالها،
“E sakta është se gjilpërat (injeksionet) ushqyese e prishin agjërimin.”
[binbaz.org]

Ky është mendimi i shejh Albanit, Ibn Uthejminit, Feuzani etj.


Disa dijetarë tjerë thonë se gjilpërat ushqyese, serumi apo të tjera të ngjashme si kto nuk e prishin agjërimin, sepse prishja e agjërimit nuk lidhet me atë që futet në trup nëpërmjet rrugëve jo të zakonshme të trupit.

Por me atë që futet në trup nëpërmjet rrugëve të zakonshme që janë goja dhe hunda.


Shejkh Ferkuusi (All-llahu e ruajt) thotë:
ولا يَلْزَمُ في الإفطارِ اختصاصُه بالتغذية، وإنَّما يَحسن فيه الإمساكُ عمَّا يصلُ إلى الجوف مُغذِّيًا أو غيرَ مُغذٍّ بالطريق المعتاد ليحصل المرادُ بالإفطار؛ إذ المعروفُ أنَّ المريض قد يتغذَّى بالإِبَر والحُقَن ويبقى محتاجًا إلى الطَّعام والشراب؛ لذلك كانت جميعُ أنواع الإِبَرِ والحُقَن ـ المغذِّية منها وغير المغذِّية ـ لا تفطِّر الصائمَ للانتفاء طريقها المعتاد.”
“Nuk është kusht që ajo që e prish agjërimin të jetë patjetër ushqyese (pra të ketë vlerë ushqimore). Por agjëruesi duhet të përmbahet nga çdo gjë që arrin në brendësi të trupit (në bark) qoftë ushqyese apo jo ushqyese, nëse hyn nga rruga e zakonshme (si goja apo hunda), sepse kjo është ajo që realizon kuptimin e prishjes së agjërimit.

Dihet se i sëmuri mund të marre ushqim përmes gjilpërave ose injeksioneve dhe megjithatë të mbetet në nevojë për ushqim dhe pije (nga goja). Për këtë arsye, të gjitha llojet e gjilpërave dhe injeksioneve (qofshin ushqyese apo jo) nuk e prishin agjërimin, sepse ato nuk hyjnë në trup nga rruga e zakonshme (goja/hunda).
[Faqja zyrtare e shejh Ferkusit]

Personalisht te ky mendim anoj më shumë, sepse ne njohim persona që bëjnë serum ndërkohë kanë etje, dhe gojën e kanë të thatë për ujë.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: