A lejohet mbushja e dhëmbit kur je agjërueshëm?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Thonë Ibn Uthejmini, Feuzani,etj:
“Lejohet mbushja e dhëmbëve duke qenë agjërueshëm, por duhet të ketë kujdes gjakun, dhe ujin që përdoret për pastrim. Por edhe ndonjë ilaç apo material që përdoret për mbushjen e dhëmbit, që mos t’i kaloje poshtë. Nëse kalon poshtë diçka pa qëllim nuk t’a prish agjërimin.”


Nëse mbushja bëhet me mpirje

Nëse mbushja bëhet me mpirje, shejh Albani në lidhje me këtë rast thotë:
“Duhet të sigurohet që mos t’i kaloje uji që përdor dentisti për pastrimin e gojës; sepse duke qenë i mpirë nuk e mban dot ujin.

Kjo i ngjan personit i cili noton duke qenë agjërueshëm, por nuk është profesionist. Këtij i hyn uji në gojë, dhe e kalon poshtë, sepse nuk është profesionist. Prandaj duke e ditur këtë, nuk duhet të shkoje për të notuar kur është agjërueshëm, sepse mund të kaloje ujin poshtë. E nëse është profesionist nuk ka problem të bëj notë.

Kështu edhe ai që mbush dhëmbin me mpirje. Mundet që për shkak të mpirjes të mos e mbaje dot ujin (apo ndonjë ilaç që përdoret për mbushjen e dhëmbit) dhe e kalon poshtë.

Dhe duke qenë kështu, nuk duhet t’a mbushe dhëmbin nëse nuk është i sigurt.

Nëse sigurohet që nuk i kalon uji poshtë (apo ndonjë ilaç – apo material që përdoret për mbushjen e dhëmbit), atëherë bën që t’a mbushe dhëmbin.”

 

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: