:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من ذرعه القيء فلا قضاء عليه، ومن استقاء فعليه القضاء))
((Atë që e kap vjellja pa dëshirën e tij (pa e shkaktuar vetë), nuk ka obligim t’a zëvendësoje (dmth: nuk e ka prishur agjërimin).
Ndërsa ai që e provokon vetë vjelljen, duhet t’a zëvendësoje.))
[Ebu Dawudi etj. / Albani thotë: Hadith Sahih]
Dijetarët e katër medhhebeve dhe shumica e dijetarëve thonë se nëse e provokon të vjellurën dhe vjell, atëherë personi e ka prishur agjërimin.
E nëse i vjen për të vjellur vetë, pa e provokuar, dhe vjellë, atëherë nuk i prishet agjërimi.
Ibnul Mundhir thotë se ka unanimitet [El Ixhma].
Thotë Ibn Kudameh:
“Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. El Khattabi thotë: nuk di të ketë mospajtim mes dijetarëve në lidhje me këtë (se ai që vjell pa e provokuar nuk i prishet agjërimi).”
[El Mugnii 3/132]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم