A e prish agjërimin bërja e dializës?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim mes dijetarëve në lidhje me agjërimin e atij që do të bëje dializën duke qenë agjërueshëm:

— Ibn Uthejmini thotë: “Nëse gjakut të pastër nuk i shtohet lëndë ushqyese, agjërimi është i saktë. E nëse i shtohet gjakut lëndë ushqyese, agjërimi prishet.”


— Disa dijetarë tjerë thonë: “Edhe nëse nuk i shtojnë lëndë ushqyese gjakut, përsëri e prish agjërimin.”


Nëse bazohemi te mendimi i atyre që thonë se nuk e prish agjërimin, përpos ajo
ç’farë hyn nga goja dhe hunda, atëherë i bie që dializa nuk t’a prish agjërimin.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: