:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Sa i përket përdorimit të ilaçit nga veshi, ka disa mendime:
Disa dijetarë thonë: “Thjesht futja e ilaçit në brendësi të veshit e prish agjërimin.”
Ky mendim pa dyshim që nuk është i saktë; sepse njeriut i lejohet të lahet gjatë agjërimit, dhe kur lahet, uji do hyje në vesh.
Disa dijetarë tjerë thonë: “E prish nëse e kalon poshtë dhe e ndjen shijen e tij në fyt.”
Shejh Albani thotë: “E prish nëse e ndjen shijen në fyt dhe e kalon poshtë me qëllim.”
Disa të tjerë thonë: “Nuk e prish edhe nëse e ndjen shijen e tij në fyt.”
Ky është mendimi i Ibn Tejmijes, i Ibn Uthejminit, Bin Bazit etj.
Thonë: “Nuk e prish agjërimin sepse nuk janë rrugë nga ku ushqehet njeriu.”
Shejh Bin Bazi thotë: “Nëse e ndjen shijen e tij në fyt, më e mira është t’a zëvendësoje atë ditë, por jo në formë obligative.”
Shumë dijetarë thonë: “Nëse e ndjen shijen e tij në fyt, nuk e prish agjërimin sepse ndjesia e shijes nuk konsiderohet pije dhe ushqim.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم