:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Lejohet për agjëruesin t’a provoje ushqimin për kripë, apo për diçka tjetër dhe pastaj t’a nxjerre jashtë. Kjo gjë nuk e prish agjërimin.
Ky është mendimi i Ibn Abbasit -radijall-llahu anhuma- e të tjerë prej dijetarëve.
Shejh Ibn Bazi, Albani, Ibn Uthejmini dhe dijetarë tjerë thonë se lejohet kjo gjë dhe nuk e prish agjërimin.
Ai që e provon ushqimin duhet t’a nxjerre atë menjëherë pasi t’a provoje, dhe të ketë kujdes mos t’a kaloje poshtë. Nëse e kalon padashje nuk e prish agjërimin, sepse ishte e pa qëllimshme.
Disa e shpërlajnë gojën pasi e nxjerrin ushqimin. Për këtë nuk argument, sepse edhe uji me të cilin ti e shpërlan gojën është si ushqimi që e provove.
Mjafton nxjerrja e ushqimit që provove, kaq. Përveç nëse është ushqim që le mbetje, atëherë nuk ka problem t’a shpërlash gojën, që të nxjerrësh mbetjet e ushqimit që provove.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم