A e prish agjërimin gëlltitja e mbetjeve të ushqimit ndërmjet dhëmbëve?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Një pjesë e dijetarëve, prej tyre gjithë dijetarët Shafii, imam Malik, Ebu Jusuf thonë:
“Nëse kalon poshtë diçka prej mbetjeve me qëllim, personi e ka prishur agjërimin.”
[E përmend këtë Neueuiju në Mexhmu ]

Ky është edhe mendimi i Ibn Uthejminit, Luhejdanit etj.

Nëse është mbetje e vogël aq sa nuk mund të nxirret, nuk e prish agjërimin.


Thotë Ibn Kudameh në lidhje me atë që ka mbetje të ushqimit të syfyrit:
“ومن أصبح بين أسنانه طعام؛ لم يخل من حالين: أحدهما: أن يكون يسيرا لا يمكنه لفظه، فازدرده (أي ابتلعه)، فإنه لا يفطر به ; لأنه لا يمكن التحرز منه، فأشبه الريق، قال ابن المنذر: أجمع على ذلك أهل العلم. الثاني: أن يكون كثيرا يمكن لفظه، فإن لفظه فلا شيء عليه، وإن ازدرده عامدا، فسد صومه في قول أكثر أهل العلم، لأنه بلع طعاما يمكنه لفظه باختياره، ذاكرا لصومه، فأفطر به، كما لو ابتدأ الأكل ” انتهى بصرف يسير
“Ka dy gjendje:
E para: nëse mbetja është pak (e vogël), aq sa nuk mund t’a nxjerre (t’a pështyje), dhe ai e gëlltit, atëherë kjo nuk e prish agjërimin, sepse nuk ka mundësi t’a shmange (t’a nxjerre). Kjo i ngjan pështymës. Ibn el-Mundhir ka thënë: Dijetarët janë unanimë për këtë.”
[El Mugnii 3/260]


Shejkh Bin Bazi thotë:
“Nëse është në masën që ka mundësi t’a nxjerrë dhe e kalon poshtë me qëllim, e prish agjërimin. Nëse i kalon poshtë pa dashje, pa qëllim nuk e prish agjërimin.”


Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
“Nëse personi nuk e di si gjykim fetar, se kjo gjë e prish agjërimin, atëherë nuk i është prishur agjërimi.”

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: