:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Kur gruas i vijnë të përmuajshmet, apo bëhet lehonë duke qenë agjërueshëm, qoftë edhe 2 minuta para se të perëndoje dielli, agjërimi i asaj dite prishet.
Asaj nuk i lejohet të agjëroje deri sa të pastrohet.
Ditët që ka qenë me të përmuajshmet, apo lehonë i ka detyrë t’i zëvendësoje pas agjërimit.
[Unanimitet]
-Nëse gruaja pastrohet gjatë ditës së Ramazanit a duhet të agjëroj pjesën e mbetur të ditës?
Ka mospajtim.
— Ebu Hanife, Sufjan Eth-Theurij, Euzai dhe shum të tjerë thonë: “E ka detyrë të agjërojë pjesën e mbetur të ditës dhe e ka obligim t’a zëvendësoje atë ditë.”
[El Mugnii]
Ky është mendimi i Bin Bazit, Albanit, Feuzanit.
Shejkh Feuzani -All-llahu e ruajt- thotë:
“E agjëron pjesën e mbetur të ditës në formë respekti për kohën e cila eshtë kohë agjërimi.”
— Ndërsa një pjesë tjetër thonë: “Nuk e ka obligim t’a agjëroje pjesën e mbetur të ditës.”
Ky është mendimi i Imam Malik, Shafiut, dhe të tjerëve.
[El Mugnii]
Ky është edhe mendimi i Ibn Uthejminit. Thotë Ibn Uthejmini:
قال ابن عثيمين رحمه الله: والقاعدة على هذا القول الراجح، أن من أفطر في رمضان لعذر يبيح الفطر، ثم زال ذلك العذر أثناء النهار لم يلزمه الإمساك بقية اليوم.
“Dhe rregulli në lidhje me këtë mendim të saktë është se: Ai që e prish agjërimin në Ramazan për një arsye të ligjshme që e lejon prishjen e agjërimit, pastaj ajo arsye largohet gjatë ditës, nuk e ka detyrim të përmbahet (dmth: të vazhdojë agjërimin) për pjesën e mbetur të ditës.”
Thotë:
ولأن اليوم ليس محترماً في حقها؛ إذ إنها زالت حرمته بكونها تأكل فيه في أول النهار؛ ولهذا روي عن ابن مسعود رضي الله عنه أنه قال: من أكل في أول النهار فليأكل آخره. وعلى هذا فلا يلزمها أن تمسك بقية هذا اليوم؛ لأنها لا تستفيد منه شيئاً،
“Sepse kjo ditë nuk është për të detyrë t’a respektoje, pasi respekti (madhërimi i saj) për këtë ditë, ka ikur, për shkak se ajo ka ngrënë në fillim të ditës. Prandaj, është transmetuar nga Ibn Mes’uud (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: ‘Kush ha në fillim të ditës, le të hajë edhe në fund të saj.’
Sipas kësaj, nuk është detyrim për të që të përmbahet (të mos hajë e pijë / të agjëroj) pjesën e mbetur të kësaj dite, sepse nuk përfiton asgjë prej saj.”
[binothaimeen.net]
-Nëse gruaja pastrohet para Syfyrit, dhe nuk lahet dot përveçse pas agimit
Ibn Uthejmini thotë:
إذا طهرت المرأة قبل الفجر ونوت الصيام ولم تغتسل إلا بعد طلوع الفجر فصيامها صحيح، ودليل ذلك أن النبي صلى الله عليه وسلم كان يصبح جنباً من أهله من غير احتلام فيصوم.
“Nëse gruaja pastrohet (nga të përmuajshmet ose lehonia) para agimit (fexhrit) dhe e bën nijetin për agjërim, por nuk lahet (nuk merr gusël) veçse pas lindjes së agimit, agjërimi i saj është i saktë. Argument për këtë është se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) zgjohej në mëngjes xhunub nga marrëdhëniet me familjen (jo nga ëndrra), pastaj agjëronte ( dhe lahej pas agimit).”
[binothaimeen.net]
Thotë Bin Bazi:
“Nuk ka problem që të agjëroje duke qenë e papastër (xhunub), dhe të lahet pas hyrjes së agimit.”
[binbaz.org]
Shejh Albani thotë:
“Agjërimi i saj është i saktë.”
Po kështu thotë edhe shejh Feuzani.
-Gruaja e cila nuk është e sigurt plotësisht se është pastruar, dhe bën nijetin e agjërimit para agimit, ama pas agimit bindet se është pastruar.
Ibn Uthejmini thotë:
صيامها غير منعقد ، ويلزمها قضاء ذلك اليوم ، وذلك لأن الأصل بقاء الحيض ودخولها في الصوم مع عدم تيقن الطهر دخول في العبادة مع الشك في شرط صحتها ، وهذا يمنع انعقادها”
“Agjërimi i saj nuk është i vlefshëm (i saktë).
Ajo e ka detyrë t’a kompensoje (t’a zëvendësoje) atë ditë. Kjo sepse parimi bazë është se menstruacionet vazhdojnë (derisa të sigurohet pastërtia), dhe hyrja e saj në agjërim pa qenë e sigurt për pastërtinë është hyrje në adhurim me dyshim rreth një kushti të vlefshmërisë së tij (dmth: ka hyrë në adhurim duke dyshuar në atë që është kusht i këtij adhurimi që është pastërtia), Kjo e pengon vlefshmërinë e tij.”
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmin 19/107]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم