A prishet agjërimi kur sekrecionet e hundës bien nga hunda në fyt (në grykë)?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Nëse sekrecionet i bien nga hunda në fyt, në grykë dhe i gëlltit:

— Disa dijetarë, prej tyre Bin Bazi, thonë: “E prish agjërimin”.

— Disa të tjerë, prej tyre Albani thonë: “Nuk e prish agjërimin, përveç nëse i merr nga jashtë, i fut në gojë dhe i gëlltit me qëllim, atëherë prishet agjërimi.”

Mendimi i atyre që thonë se nuk e prish agjërimin është më i sakti, sepse është prej gjërave në brendësi të trupit, dhe nuk ka hyrë nga jashtë.

Nëse kullojnë nga jashtë, i fut në gojë, dhe i kalon poshtë me qëllim, atëherë e prish agjërimin. E nëse pa dashje i kalon poshtë, nuk e prish agjërimin.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: