A e prish agjërimin marrja e ilaçit nga syri?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Sa i përket përdorimit të ilaçit nga syri:

— Malikitë dhe Hanbelitë thonë: “Nëse ilaçi të cilin e fut në sy, arrin në fyt, e prish agjërimin.”

— Hanefitë thonë: “Nuk e prish agjërimin edhe nëse e ndjen shijen e tij në fyt.”

Ky është mendimi i Shejkh Ibn Tejmijes, Bin Bazit, Ibn Uthejminit etj.

Ata thonë: “Nuk e prish agjërimin përdorimi i ilaçit nga syri ose veshi, edhe nëse e ndjen shijen e tij në fyt, sepse nuk janë rrugë nga të cilat ushqehet njeriu.”

Shejkh Bin Bazi thotë: “Nëse shijen e ilaçit që e ke marr nga syri apo veshi, e ndjen në fytë, më e mira është t’a zëvendësoje atë ditë, por jo në formë obligative.”

Shumë prej dijetarëve thonë: “Nëse e ndjen shijen e ilaçit në fyt nuk ka problem, nuk e prish agjërimin; sepse thjesht ndjesia e shijes nuk konsiderohet pije apo ushqim.”

 
— Shejh Albani thotë: “Nëse e ndjen shijen e tij në fyt, duhet t’a pështyje. Nëse e kalon poshtë me qëllim e prish agjërimin.”

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: