:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Shumica e dijetarëve të kohëve tona, prej tyre Bin Bazi, Ibn Uthejmini etj. e lejojnë për agjëruesin të përdore pompën për astme dhe marrjen e oksigjenit nëpërmjet aparaturave të oksigjenit. Thonë:
“Këto nuk e prishin agjërimin, sepse nuk janë as pije dhe as ushqim.”
Sa i përket pompës astmatike, disa prej tyre thonë se edhe nëse hynë diçka prej asaj ç’farë përmban ky ilaç, ajo është sasi tepër e vogël.Thonë:
“Shishja e vogël përmban 10 mililitra nga ilaçi i lëngshëm, dhe kjo sasi është vendosur për 200 spërkatje (doza). Kështu, një spërkatje e vetme përmban gjysmën e një të dhjetës së mililitrit (0.05 ml), dhe kjo është një sasi shumë e vogël.”
Thonë Lexhnja:
“Ajo arrin në mushkëri, nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, dhe nuk shkon në stomak.”
Ibn Uthejmini thotë:
“Ajo avullon. Nuk mbërrin në stomak.”
Disa dijetarë, prej tyre shejkh Bin Bazi, e kushtëzojnë me nevojën për të (dmth: nëse ka nevojë për të, nuk ia prish agjërimin).
Ndërsa disa dijetarë tjerë nuk e lejojnë përdorimin e pompës astmatike gjatë agjërimit.
Thotë shejh Albani:
“Nuk lejohet përdorimi i pompës azmatike nëse e ndjen shijen e saj (në fyt).”
Shejh Ibn Uthejmin thotë:
“Fakti që ndjen shije nuk ka problem, nuk e prish agjërimin.”
MARRJA OKSIGJEN
Bin bazi etj thonë:
“Lejohet për agjëruesin marrja e oksigjenit kur ka nevojë. Kjo nuk e prish agjërimin.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم