:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim në lidhje me këtë:
— Disa dijetarë thonë: “E prish agjërimin çdo lloj gjëje që futet në dy organet.”
— Disa bëjnë dallim dhe thonë: “Nëse është e lëngshme e prish agjerimin, e nëse është e ngurtë nuk e prish agjërimin.”
— Disa tjerë thonë: “Çdo gjë (ilaç apo diçka tjetër) që futet nëpërmjet dy organeve, nuk e prish agjërimin.” Ky është mendimi i Ibn Tejmijes.
Ibn Uthejmini thotë:
“E verteta është se nuk e prish agjërimin; sepse nuk është ngrënje dhe pirje (dmth: nuk janë vende nga ushqehet njeriu) as në anën (kuptimin) gjuhësore, dhe as në URFIN e njerëzve (në atë që njohin njërëzit).
Fjala më e saktë është fjala e Ibn Tejmijes.
Ne kemi rregullin i cili thotë: Nëse dyshojmë në një gjë, a t’a prish agjërimin apo jo, parimi bazë është se nuk t’a prish, derisa të vije argumenti i cili tregon se është prishur.”
Ibn Tejmije thotë:
“Nuk ka argument që tregon se është prishur agjërimi nga futja e diçkaje nëpërmjet organit të jashtëqitjes dhe atij gjenital.”
Kjo që thotë Ibn Tejmije është mendimi më i saktë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم