:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Personi i cili është i shëndoshë, dhe ka lënë të nesërmen takim me mjekun për një vizitë e cila do e detyroje t’a prishe agjërimin, e ka detyrë të gdhije agjërueshëm.
Pastaj kur të shkoje te mjeku dhe detyrohet me e prish agjërimin, le t’a çelë.
Në këtë rast i lejohet t’a prishe (t’a çelë), sepse tani i ka ndodhur shkaku për të cilin i lejohet çelja (prishja) e agjërimit.
Ama para kësaj ai nuk ka pasur shkak.
Fakti që do i ndodhe (do e prishe), nuk është shkak dhe arsye, sepse nëse ecim me këtë arsyetim i bie që t’a shkurtoje namazin e drekës në shtëpi, me pretendimin se do udhetoje pas ikindie.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم