A e prish agjërimin bërja e fibrogastroskopisë (sondës) nga goja?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim në lidhje me gëlltitjen e gjërave që nuk janë ushqim dhe as pije, si: guri, letra, druri etj:

— Shumica dërrmuese e dijetarëve thonë: “E prish agjërimin nëse e kalon me qëllim.”

— Një pjesë thonë: “Nuk e prish agjërimin.”

Ky është mendimi I Ibn Tejmijes:
“والأظهر: أنه لا يفطر بابتلاع ما لا يغذي كالحصاة” انتهى من “مجموع الفتاوى” (20/528).
[Mexhmu el Fetawa 20/528]

Ky është edhe mendimi i shejh Albanit.


Ata që thonë se nuk e prish agjërimin gëlltitja e gjërave që nuk janë as pije dhe as ushqim, e lejojnë futjen e sondës nga goja. Por me kushtin që të jetë i thatë, dhe mos të shoqerohet me ilaç apo me lëndë që të rrëshqase, apo me gjëra tjera.

Shejh Albani e lejon bërjen e sondës nga goja, sepse nuk është ushqim dhe as pije. Por me kushtin që të jetë i thatë, dhe jo të shoqërohet me ilaçe, apo lëndë që të rreshqase, e të ngjashme si ato.

Edhe Ibn Uthejmini e lejon me të njejtat kushte. Dhe tregon dallimin ndërmjet mos prishjes së agjërimit me futjen e sondës dhe prishjes së tij me gëlltitjen me qëllim qoftë edhe gurë, ose letër etj.

Thotë: “Dallimi këtu qëndron në faktin se sonda del, nuk qëndron, ndërsa guri, apo letra etj, mbesin aty.”

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: