:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Dhurimi i gjakut duke qenë agjërueshëm në mendimin e disa dijetarëve, prej tyre Shejkh Ibn Uthejminit, Feuzanit etj, e prish agjërimin; sepse është gjak i shumtë.
Disa dijetarë tjerë, prej tyre shejh Albani thonë:
“Dhurimi i gjakut gjatë agjërimit nuk e prish agjërimin; sepse nuk ka argument.”
Prishja e Agjërimit lidhet me atë që futet në trup dhe jo me atë që del nga trupi.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka lejuar bërjen e hixhames gjatë agjërimit.
Hixhamja dihet se nxjerr shum gjak.
Duke u bazuar në këtë, mendimi se dhurimi i gjakut nuk e prish agjërimin eshtë mendimi më i saktë.
Përveç nëse dhurimi i gjakut, apo edhe hixhamja e dobëson njeriun aq sa bëhet e vështirë për të agjërimi, dhe mund të rrezikoje t’a prishe. Në këtë rast nuk bën të dhuroje (të jape) gjak, apo të bëje hixhame.
Lexhnja, Shejkh Bin Bazi etj thonë:
“Nëse një musliman ka shumë nevojë për gjak dhe nuk gjendet dikush tjetër përpos teje, si dhe nuk mund të pritet deri në iftar, atëherë duhet të japësh gjak, edhe nëse kjo të shpie në çeljen e agjërimit.”
Nëse dobësohesh shumë, dhe kërkon t’a çelësh, e çelë dhe e zëvendëson këtë ditë pas Ramazanit.
Ibn Uthejmini thotë se lejohet dhurimi i gjakut duke qenë agjërueshëm nëse është e nevojshme, dhe personit që e dhuroi, i thuhet: “Çele këtë ditë. Ha dhe pi, dhe zëvendësoje pas Ramazanit.”
———–
Dhurimi i gjakut është i lejuar në raste nevoje, por me kushtin që mos të dëmtohesh.
Shejh Albani, Bin Bazi dhe Ibn Uthejmin thonë:
“Duhet që të vendose mjeku musliman i besueshëm (pas një kontrolli) se nuk demtohesh nëse dhuron gjak, dhe se gjaku yt i bën dobi të sëmurit. Jo të dhurosh nga mendja jote.”
Shejkh Bin Bazi, Albani etj thonë:
“Lejohet t’i dhurohet gjak edhe jomuslimanit.”
Lexhnja dhe Bin Bazi thonë:
“Nëse një musliman ka nevojë për gjak që të shpëtoje – me lejen e All-llahut dhe shërim prej Tij -, dhe nuk gjendet dikush t’i jape gjak përveç teje, dhe ti nuk dëmtohesh nëse jep gjak, në këtë rast është detyrë të japësh gjak.”
Nëse nuk mundesh me mbajt atë ditë, e çel, dhe e zëvendëson pas Ramazanit.
————
Para se të japësh gjak, duhet:
1) t’a konfirmoje doktori pas një kontrolli se ti nuk dëmtohesh nëse jep gjak.
2) t’a dish që gjaku yt i bën dobi të sëmurit.
3) të japësh kur është e nevojshme.
4) të dish se do i shkoje atij që ka nevojë për të.
Kujdes thirrjeve që bëhen në kolektiv për dhurim gjaku.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم