:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim në lidhje me ceshtjen se a e prish agjërimin gëlltitja e gjakut që del nga dhëmbi etj.
— Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Lexhnja, etj thonë:
“Nëse e kalon poshtë me qëllim, e prish agjërimin.”
— Shejh Albani thotë:
“Gjaku qe del në gojë, për shkak të dhëmbit, apo mishrave etj… nëse e kalon poshtë nuk t’a prish agjërimin, sepse rregulli në lidhje me atë që t’a prish agjërimin është ç’farë hyn nga jashtë..
Por duhet të përpiqesh sa të mundesh që mos t’a kalosh poshtë, por ta nxjerrësh jashtë. Nëse kalon diçka prej gjakut poshtë, nuk ka problem, nuk t’a prish agjërimin edhe nëse është me qëllim.”
كأنَّ السائل يعني أنه بلع الدم الذي خرج من فمه أو من لثته، الجواب أن القاعدة فيما يُفطِّر من حيث المأكل والمشرب إنما هو ما دخل إلى الجوف من الخارج، وهذا لا يَصدُق عليه أنه دخل إلى فمه وبالتالي إلى جوفه شئٌ من الخارج فلا يُفَطِّر.
[Silsiletul Hude uen-Nur kaseta 692 / ketabonline.com]
Mendimi i shejh Albanit është më i sakti -insha All-llah-.
Rregulli thotë se çdo gjë që futet nga jashtë trupit e prish agjërimin nëse e gëlltit me qëllim.
Gjaku i gojës konsiderohet brenda trupit.
Ata që kanë mendimin e kundërt thonë:
“Është i vërtetë rregulli që thotë se prishja e agjërimit lidhet me ç’farë futet nga jashtë, ama në rastin konkret gjaku që del nga dhëmbi apo gëlbaza, ka dalë tashmë nga trupi, nuk është më brenda trupit; sepse goja futet te pjesët e jashtme të trupit me argumentin se lejohet të fusim ujin në gojë gjatë agjërimit.
Dhe meqenëse tani janë në gojë, dhe goja është pjesë e jashtme, ato konsiderohen sikur janë jashtë, dhe nëse i gëlltit eshtë sikur e ke gëlltit diçka nga jashtë.”
Më e sakta është se ato edhe pse kanë dalur në gojë, ato konsiderohen përsëri brenda, sepse kanë dalur nga brenda trupit dhe nuk janë futur nga jashtë.
Prishja e agjërimit lidhet vetëm me ato që futen brenda, nga jashtë trupit.
Atij që i ndodh kjo duhet të ketë kujdes mos t’a kaloje poshtë gjakun, por të mundohet në maksimum ta nxjerr jashtë.
E nëse gëlltit diçka prej gjakut, nuk e prish agjërimin – insha All-llah-
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم