:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Zakonisht gjaku i hundës del jashtë, por ndodh që edhe kalon diçka nga brenda dhe mbërrin në gojë.
Nëse gjaku i hundës del nga hunda, del jashtë, dhe nga jashtë futet në gojë, dhe pastaj e gëlltit me qëllim (edhe pse s’para e bën dikush këtë) në këtë rast është prishur agjërimi; sepse ka hyrë nga jashtë.
[Unanimitet]
Nëse ndodh që vritet hunda nga jashtë p.sh: vret majen e hundës dhe i del gjak, ky gjak, në varësi të pozicionit robit, ndodh që kalon nga brenda hundës dhe shkon në gojë. Nëse këtë gjak e kalon poshtë me qëllim, atëherë e ke prishur agjërimin me Unanimitet.
Sepse gjaku ka dalë në pjesën e jashtme të hundës.
E nëse gjaku del nga brenda hundës, dhe nga brenda mbërrin diçka prej tij në gojë, në këtë rast duhet të përpiqet sa të mundet t’a nxjerre jashtë, dhe mos t’a kalojë poshtë siç thotë shejh Albani.
Nëse kalon poshtë diçka prej tij me qëllim, nuk e prish agjërimin insha All-llah, sepse konsiderohet diçka e brendshme. Dhe ç’farë është e brendshme nuk e prish agjërimin (siç u përmend te tema në lidhje me gjakun që del nga dhëmbët).
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم