:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Shejkh Ibn Uthejmini e dijetarë tjerë thonë:
“Përdorimi i gjilpërës për mpirje të dhembit kur je agjërueshëm lejohet; sepse nuk shkon në stomak.”
Shejh Albani thotë:
“Nuk ka problem përdorimi i gjilpërës mpirëse, por duhet të ketë kujdes nga përdorimi i ujit për pastrimin e gojës, të cilin e përdor dentisti; sepse ndodh që për shkak të mpirjes nuk e mban dot ujin, dhe i kalon poshtë. Nëse sigurohet se nuk i kalon gjë përshkak të mpirjes, atëherë t’a mbushe dhëmbin gjatë ditës. E nëse nuk sigurohet nga kjo, atëherë duhet t’a shtyje mbushjen pas iftarit.”
● Sa i përket anestezisë nga goja, lejohet nëse është vetëm gaz.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم