A e prish agjërimin prekja me gjuhë e diçkaje të lagur apo lagështira në buzë?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Lagështira nuk konsiderohet pije. Prandaj Sheriati e ka lejuar që agjëruesi t’a laje gojën.

Kur lahet goja dhe nxirret uji, pa dyshim që do ngel lagështira e ujit.

Por kjo lagështirë është e tolerueshme, sepse nuk konsiderohet pirje. Nuk konsiderohet që po pi diçka.

Është diçka e vogël që sado të mundohesh t’a kalosh poshtë, ti nuk ndjen që po kalon diçka. Thjesht ndjen lagështirë, dhe si e tillë nuk ndikon aspak në agjërim.

Disa kur lajnë gojën, pasi e nxjerrin ujin, pështyjnë, me pretendimin se po nxjerrim atë që ka mbetur.

Por, ajo që ka mbetur është thjeshtë lagështia që len uji, asgjë tjetër. Prandaj nuk ka arsye që personi të pështyje pasi t’a nxjerrë ujin.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: