:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Nëse personi ka bërë nijetin e agjërimit, madje ka ngrënë edhe syfyr, dhe ndodh që i bie të fikët nga agimi e deri në perëndimin e diellit, sipas mendimit të imam Shafiut dhe Ahmedit, personi i tillë nuk ka agjërim, dhe duhet t’a zëvendësoje atë ditë. E përmend këtë Ibn Kudameh në [Mugnii].
Edhe ai që bie në gjumë për shkak të anestezisë nga lindja e agimit deri në perëndimin e diellit, nuk ka agjërim. Kjo sepse agjërimi është nijet dhe lënje.
Ai e ka bërë nijetin para agimit, por nuk ka mundur të lërë gjë, kështu që nuk konsiderohet që ka agjëruar.
Disa bëjnë dallim ndërmjet të fiktit dhe gjumit. E përmend këtë Neueuiju në [El Mexhmu].
Më e sakta eshtë që duhet t’a përsërise atë ditë, si në rastin kur është në gjumë, apo kur i ka rënë të fikët prej fillimit të agimit e deri në perëndim.
Thonë: “Nëse zgjohet një pjesë dite, insha All-llah, agjërimi është i saktë.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم