:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Çdo gjë që e kalon poshtë (që e gëlltit), edhe nëse nuk është prej gjerave që hahen, si për shembull: bari, thonjtë, peri, qimet, letër, dheu, plastik etj. e prish agjërimin, nëse e kalon poshtë me qëllim.
E nëse është padashje, jo me qëllim, nuk e prish agjërimin.
Ky është mendimi i katër medhhebeve.
Thotë imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë):
وعلق النووي رحمه الله عليه فقال :
“قال الشافعي والأصحاب رحمهم الله : إذا ابتلع الصائم ما لا يؤكل في العادة كدرهم ودينار أو تراب أو حصاة ، أو حشيشاً أو حديداً أو خيطاً أو غير ذلك : أفطر بلا خلاف عندنا ، وبه قال أبو حنيفة ومالك وأحمد وداود وجماهير العلماء من السلف والخلف ” انتهى
“المجموع ” 6 / 340 )
“Shafi’u dhe dijetarët e medhhebit shafi – Allahu i mëshiroftë – thonë: nëse agjëruesi gëlltit diçka që nuk hahet, si p.sh. një dirhem apo dinar, ose dhe, ose një gur të vogël, apo bar, hekur, fije (pe), apo gjëra të tjera të ngjashme, atëherë ai e prish agjërimin pa asnjë kundërshtim sipas nesh. Këtë mendim e kanë edhe Ebu Hanife, Malik ibn Enes, Ahmed ibn Hanbel, Dawud Edh-Dhahirij dhe shumica dërrmuese e dijetarëve, si nga të parët ashtu edhe nga të mëvonshmit.”
[El Mexhmu 6/340]
Ky është mendimi i Ibn Uthejminit, Albanit, etj..
Nëse ajo gjë është shumë e vogël, ka mospajtim:
Shumica e dijetarëve thonë se e prish agjërimin nëse e gëlltit më qëllim.
Thotë Neueuiju:
قال النووي في المجموع شرح المهذب: {فرع} لو ابتلع شيئا يسيرا جدا كحبة سمسم، أو خردل ونحوهما أفطر بلا خلاف عندنا, وبه قال جمهور العلماء, وقال المتولي: يفطر عندنا، ولا يفطر عند أبي حنيفة كما قال في الباقي في خلل الأسنان.
“Nëse dikush gëlltit diçka shumë të vogël, si p.sh: një kokërr susami, ose një kokërr mustarde e të ngjashme me to, atëherë i prishet agjërimi pa asnjë mospajtim sipas mendimit tonë (Medhhebit Shafi’i). Me këtë mendim janë edhe shumica e dijetarëve.
Ndërsa el-Muteueli ka thënë: sipas nesh i prishet agjërimi, por sipas Ebu Hanifes nuk i prishet, ashtu siç ka thënë ai për mbetjet (e ushqimit) që mbesin në mes të dhëmbëve.”
[El Mexhmu]
Një pjesë e dijetarëve thonë se nëse është shumë e vogël dhe nuk e nxjerr dot, nuk e prish agjërimin.
Nëse kalon diçka nëpërmjet hundës me qëllim që të shkoje poshtë e prish agjërimin.
Thotë Ibn Uthejmini:
كل ما وصل إلى المعدة عن طريق الأنف أو الفم : فإنه مفطر” .
“Çdo gjë që shkon në stomak nëpërmjet gojës dhe hundës me qëllim, e prish agjërimin.”
[Esh-Sherh El Mumti 6/367-368]
Çdo gjë që e kalon poshtë pa dashje, si nga goja, po ashtu edhe nga hunda, nuk e prish agjërimin.
[Unanimitet]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم